Hyseni priti në takim ambasadorin e ri britanik, Ruairi O\'Connel
Prishtinë, 16 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Ruairi OConnell.
Në këtë takim njoftues ministri Hyseni i uroi ambasadorit postin e ri dhe mirëseardhje në Republikën e Kosovës.
Ministri Hyseni dhe ambasadori OConnel biseduan lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Ambasadori OConnel ofroi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për fuqizimin e perspektivës evropiane për Kosovën. Po ashtu, ai i dha mbështetje ministrit Hyseni për realizimin e prioriteteve të MPB-së.