16 Janar 2025

Hyseni nisë takimet me zyrtar të Emirateve te Bashkuara

Abu Dhabi, 16 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në krye të një delegacioni nga Kosova, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Rijad, Rexhep Boja, po qëndron në Abu Dhabi, me ftesë të zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara, Sheikh SaifBin Zayed Al Nahyan dhe Sekretares për Punë të Brendshme të Britanisë së madhe, Hon TheresaMay, për të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti.

Në margjinat e këtij Samiti, ministri Hyseni ka zhvilluar një varg takimesh me ministra të ndryshëm nga rajoni dhe bota, me të cilët ka trajtuar tema të sigurisë së përgjithshme, e në veçanti çështjen e anëtarësimit të Kosovës në organizma të ndryshëm të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Nga takimet e zhvilluara sot mund të veçohen ai me zëvendës-kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara,Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan, atë me ministrin e Punëve të Brendshme të Sudanit  Ibrahim Mahmoud Hamid, atë të Omanit, etj.

Në thelb të bisedës, në të gjitha takimet ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Ministri Hyseni e falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme të Sudanit për votën pro Kosovës në UNESCO dhe e ftoi atë që sa më shpejtë të bëjë edhe njohjen formale të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në këtë Samit që po trajton abuzimin seksual të fëmijëve online, Kosova synon të bëhet pjesë efektive e nismave të ndryshme ndërkombëtare për të luftuar këtë dukuri e cila, në disa vende më shumë e në disa më pak, është e pranishme në gjithë vendet e botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)