Hyseni mban takimin me forumet lokale të sigurisë në Prishtinë
Prishtinë, 24 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës do të mbajë sot takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës.
Në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në Komunën e Prishtinës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna Podujevës, komuna e Fushë Kosovës, komuna e Drenasit, komuna e Lipjanit, komuna e Obiliqit dhe komuna e Graçanicës.
Takimi do të mbahet në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.