15 Janar 2025

Hyseni: Liberalizimi i vizave ndalë migrimin ilegal

Vienë,  12 shkurt - Janë në rend të parë shkaqet ekonomike dhe sociale, por edhe pamundësia për të qarkulluar lirshëm në Zonën Shengen, që shtyjnë një numër qytetarësh të Republikës së Kosovës të migrojnë ilegalisht tha Ministri Hyseni në takimin e sotëm me Ministren e brendshme të Austrisë Johanna Miki-Leitner dhe duke apeluar, theksoi se liberalizimi i shpejtë i vizave vë nën kontroll dhe ndalë migrimin illegal.

Ministri i Punëve të Brendshme Republikës së Kosovës Skender Hyseni, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare një ditëshe në Austri. Ai është pritur në Vjenë nga Johanna Miki-Leitner, Ministre e Punëve të Brendshme e Republikës së Austrisë. 

Në një takim të gjatë, përmbajtësor dhe shumë miqësor, dy ministrat kanë biseduar dhe kanë trajtuar një varg çështjesh të interest të ndërsjellë, në funksion të forcimit të mëtejm të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Austri.

Migrimi ilegal nga Kosova drejt vendeve të zones Shengen ishte temë e veçantë e bisedës midis dy ministrave.  Austria është shumë e shqetësuar me numrin në rritje të azilkërkuesëve nga Kosova tha Zonja Miki-Leitner, ministre austriake  e Punëve të Brendshme, duke theksuar sërsih se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe migrantët illegal do të kthehen në Kosovë. Austria e konsideron Kosovën vend të sigurt për jetë theksoi Johanna Miki-Laitner.

Duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Austrisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit, Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skender Hyseni ka shprehur falënderimin e tij për përkhrahjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha rrafshet e shtet-ndërtimit, dhe sidomos tani për bashkëpunimin e ngushtë midis dy shteteve për tu përballuar me problematikën e migrimit ilegal të qytetarëve kosovarë, që është kusht themelor  i BE-së për heqje të rëgjimit të vizave për Kosovën.

Ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës në anën tjeter do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit ilegal, tha ai.

Çështje tjetër e vecantë që u trajtua  nga dy ministrat në takimin e sotëm ishte edhe terrorizmi global dhe ekststremizmi i dhunshëm. U tha se Kosova dhe Austria do të bashkëpunojnë ngushtë në përballjen dhe luftimin e këtyre të ligave që tejkalojnë kufinjtë nacional të shteteve veq e veq.

Ministrja e brendshme austriake falenderoi ministrin Hyseni për vizitën dhe shprehi mirënjohjen e saj të thellë për marrëdhëniet e afërta midis dy shteteve duke theksuar gatishmërinë e saj dhe të Austrisë për të bashkëpunuar edhe më tutjë në ballafaqimin me migrimin ilegal, por edhe çështje tjera me interes të vecantë sikurse është terrorizmi global dhe ekststremizmi i dhunshëm.

Ministri Hyseni kërkoi përkhrahjen e mëtejme të Austrisë edhe sa i përket antarësimit të Kosovës në Interpol dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor. Kosova duhet të antarësohet në këta mekanizma sa më shpejtë sepse kjo i kontribuon paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon, u tha midis tjerash ne takimin e sotëm të dy ministrave në Vjenë.

Pas takimit të dy ministrat u paraqitën para gazetarëve dhe iú përgjigjën pyetjeve të shumta.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)