16 Janar 2025

Hyseni: Kosova do të pranohet në Interpol

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se beson se Kosova do të pranohet në Interpol.

“Profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe gatishmëria e saj për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftimin e krimit, janë garanci e së ardhmës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, si anëtare e plotë dhe e barbabartë”, ka thënë Hyseni përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shtuar se aplikacioni i Kosovës po trajtohet dhe se beson se do të kulmojë me pranim të plotë.

“Pranimi në këtë organizatë është i një rëndësie te madhe për vetë Kosovën, për Interpolin, si dhe për rajonin”, ka thënë Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)