15 Janar 2025

Hyseni kërkoi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimit të vizave

Prishtinë, 17 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim një delegacion gjerman, të kryesuar nga Ralf Jager, ministër i Brendshëm nga shteti verior i Vestfalisë.

Temë bisede në këtë takim ishte bashkëpunimi në mes të të dyja shteteve me ç’rast ministri Hyseni ka falënderuar delegacionin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në shumë sfera.

Ministri Skender Hyseni kërkoi përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në rrafshin e liberalizimit të vizave.
“Është e nevojshme që  të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët, pasi që  qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që e kanë të ndaluar lëvizjen e lirë drejt shteteve evropiane”, tha ministri Hyseni.

Gjithashtu, u diskutua edhe për çështjen e azilkërkuesve kosovarë dhe u theksua se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil.

Ministri Hyseni theksoi se ndalimi i migrimit ilegal do të mund të bëhej  me mundësimin e punësimit sezonal të kosovarëve në Gjermani.

Po ashtu, ministri Hyseni dhe delegacioni gjerman biseduan për mundësinë e investimeve në Kosovë nga Gjermania.
Në këtë takim u diskutua edhe për një numër çështjesh me rëndësi siç janë: migrimi ilegal, ekstremizimi i dhunshëm, krimi i organizuar etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)