Hyseni kërkoi nga Zvicera të ndihmojë në anëtarësimin në Interpol
Prishtinë, 3 mars - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë.
Me këtë rast u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, si dhe për bashkëpunimin në mes të policive të dy shteteve, në shkëmbimin e informatave për rastet të ndryshme ku janë përfshirë të dy policitë.
Ministri Hyseni kërkoi nga Konfederata Zvicerane që të ndihmojë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol.
Në anën tjetër, shefat e policisë zvicerane i premtuan ministrit Hyseni angazhim të plotë në përkrahjen e Policisë së Kosovës në mënyrë që të ngrihet niveli i sigurisë në Kosovë dhe rajon.