Hyseni: Janë kthyer rreth 17 mijë qytetarë
Prishtinë, 14 dhjetor - Në ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me kryetarët e komunave, ku u diskutua procesi i kthimit dhe ri-integrimit të azilkërkuesve nga Kosova.
Në këtë takim morën pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ministri i Integrimeve Evropiane, z. Bekim Qollaku, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, z. Samuel Zbogar, zëvendësministra të dikastereve qeveritare, si dhe kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, tha se takimi i sotëm është për të diskutuar për kthimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që është edhe një ndër kriteret për liberalizim të vizave. Ju e dini që në fund vitin 2014 dhe në fillim të vitit 2015 jemi përballur me një proces tëdhimbshëm të migrimit të pa ligjshëm drejt vendeve të zonës Shengen.
Institucionet bartëse të zbatimit të fondit prej 3 milion eurosh për ri-atdhesim, kanë qenë MPB dhe MMPH dhe tashmë jemi në fund të procesit për deklarimine përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizim të vizave. Pa dyshim që në këtë proces të ri-integrimit të azilkërkuesve ju nëpër komuna keni rol të pazëvendësueshëm, dhe ky rol i rëndësishëm duhet të vazhdojë për të siguruar qëndrueshmëri të procesit të liberalizimit të vizave, tha ministri Hyseni.
Ministri Hyseni vuri në dukje se ri-integrimi dhe kthimi i azilkërkuesve është në proces të rekomandimit edhe pas liberalizmit të vizave, pra është një proces që do të modernizohet. Qëllimi i këtij është që edhe një herëbashkërisht të vendosim theksin e punës që duhet të vazhdojmë në këtë rrafsh.
Pavarësisht statistikave buxhetore që mund të evidentohen, pas analizave qëkemi bërë mund të shihet se numri i përfituesve nga fondi për ri-inegrimështëshumë më i lartë se vitin e kaluar dhe kjo shifër na ofron një garanci se edhe më tej do ta menaxhojmë mirë këtë proces, theksoi ministri Hyseni.
Ai tha se deri më tash janë kthyer rreth 17 mijë qytetarë dhe zotohemi se do ti qëndrojmë besnik procesit të ri-atdhesimit efikas dhe ri-integrimit të gjithë atyre që ju refuzohet kërkesa për azil.Ndërsa gjatë vitit 2015 janë asistuar 2802 persona.
Gjatë këtij muaji do të nënshkruaj marrëveshje të re me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me UNDP-në lidhur me skemën e punësimit dhe në vitin 2016 së paku 450 persona të ri-atdhesuar do të përfitojnë nga asistenca për punësim. Kjo mbështetje nga UNDP do të nënshkruhet për njëpërudhë prej 3 vjeçare, tha ministri Hyseni.
Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. SamuelZhbogar, tha se është e rëndësishme që ky fondmos të përdorët vetëm për raste emergjente, por për një qëndrueshmëri të procesit, sidomos në procesin e trajnimit dhe punësimit. Padyshim që bashkëpunimi me UNDP-në që do të ndihmojë në procesin e punësimit.
Pas publikimit të raportit të fundit të progresit shohim që të gjitha autoritetet e Kosovës janë treguar shumë proaktivënë mënyrë që të plotësojnë tetë rekomandimet. Është normale që kriza politike nuk e ndihmon procesin siç është rasti në Kosovë, tha Zbogar.