Hyseni: Janë 33 kallëzime penale në luftën kundër terrorizmit
Këtë pasqyrë, Hyseni e ka prezantuar në përgjigjen që i ka kthyer pyetjes së parashtruar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama rreth efekteve që ka prodhuar Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja.
Bëhet një vit që ka hyrë të fuqi ligji. Në gjuhën e numrave brenda kësaj periudhe në pajtim më dispozitat e këtij ligji janë ngrit 33 kallëzime penale dhe mund të themi se ligji ka prodhuar konsekuenca shumë pozitive, sepse po e përmbyllim muajin e dhjetë që nuk është regjistruar as një rast i vetëm i shkuarjes në konflikte të huaja duke përjashtuar këtu dy tentime në muajin tetor dhe nëntor që janë parandaluar nga Policia e Kosovës, ka theksuar Hyseni.