Hyseni flet për raportin e DASH për trafikimin me qenie njerëzore
Prishtinë, 28 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore, për Republikën e Kosovës.
Për rezultatet e Raportit, do flas Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Kosova, ashtu si më parë, vazhdon të jenë në Kategorinë 2, të vendeve që nuk plotësojnë tërësisht standartet minimale për eleminimin e trafikimit, por që megjithatë kanë bërë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar situatën.