15 Janar 2025

Hyseni e Peci bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur  në takim një delegacion nga këshilli Gjyqësor i Kosovës, të kryesuar nga z. Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
 
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës, të cilët ballafaqohen në procese të ndryshme gjyqësore, por edhe ato të ndalimit policor.

Ky takim është në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të dy institucioneve, në fushën e përbashkët të luftimit të krimit, sidomos të aspekteve që procedohen pas intervenimit të domosdoshëm të Policisë së Kosovës dhe në fazat e gjykimit të qytetarëve që dyshohen për vepra të ndryshme penale.
 
Kohë më parë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila krijon bazat që ministria të ofrojë të dhënat e caktuara  personale për të gjetur dhe identifikuar më lehtë personat e ndryshëm që janë palë në procedurat e ndryshme gjyqësore, duke i ofruar të dhënat e caktuara  personale nga Regjistri Civil i Ministrisë së Brendshme  të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)