14 Janar 2025

Hyseni e informoi Mustafen me prioritetet dhe objektivat e MPB-së

Prishtinë, 8 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u prit nga ministri, Skender Hyseni.

Ministri Hyseni e informoi kryeministrin Mustafa me prioritetet dhe objektivat strategjike tё Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht për pjesën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovës dhe për plotësimin e të gjitha obligimeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e tij për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në sundimin e rendit dhe të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të përkrahë MPB-në në arritjen e të gjitha objektive të saj.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit u zotuan se përkundër obligimeve që kanë do të punojnë me përkushtimin në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në mënyrë që ata të jenë të sigurt në vendin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)