Hyseni e Braathu dakordohen të vazhdojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur në takim, Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, të cilin e uroi për postin e ri dhe i ofroi përkrahjen e plotë të tij në përmbushjen e misionit të kësaj organizate në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe në të ardhëm.
Me këtë rast ministri Hyseni vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë OSBE në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjes që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme në realizmin e synimeve të saj, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.