17 Janar 2025

Hyseni dhe Delawie intensifikojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

 Ambasadori Delawie vlerësoi lartë Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri,  sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)