Hyseni dhe Avramopoulos bisedë telefonike për vizat
Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Punëve të brendshme Skender Hysnei, ka pranuar sot një thirrje telefonike nga komisioneri evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.
Ministri Hyseni dhe komisionieri Avramopoulos, kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore me theks të veçanet në procesin për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës.
Komisioneri Dimitris Avramopoulos, me ketë rast ka përgëzuar ministrin Skender Hyseni, për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv.
Ministri Hyseni tha se përkushtimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve ka qen i madh.
Për këtë arsye ministri Hysen theksoi se kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimet dhe datën për lëvizje të lirë në zonën shengen.