16 Janar 2025

Hyseni bisedon me EUROPOL-in për modalitetet e bashkëpunimit

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës.

Në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin  e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Me këtë rast ministri Hyseni theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)