16 Janar 2025

Hyseni: Bashkërisht mund ta luftojmë ekstremizmin

Skenderaj, 19 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku është takuar me Këshillin për Siguri në Bashkësi.

Ata diskutuan për çështjet e përgjithshme të sigurisë në Skenderaj veçanërisht për rrezikun e ekstremizmit fetar që po i kanosët vendit.

Ministri Hyseni në mes tjerash tha që “bashkërisht mund ta parandalojmë ekstremizmin”.

“Ekstremizmi fetar është një rrezik i përgjithshëm, por duhet të punojmë që ta parandalojmë atë në mënyre që të mos përballemi më pasojat”, tha Hyseni.

Ndërsa nënkryetar i Komunës, Fadil Nura, e ceki shembullin e mirë që Komuna e Skenderajt ka treguar më rastin e largimit para disa viteve të Hoxhës së njohur si Hoxha i Morinës.

Skenderaj në krahasim më komunat tjera, ka një numër të vogël të pjesëmarrësve në luftërat që po zhvillohen në lindjen e mesme. /Drenicapress/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)