Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion
Prishtinë, 17 maj - Sot, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë i ka shfajësuar Naim Huruglicën dhe Lulzim Rafunën për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Huruglica, ish-Drejtor i Përgjithshëm në Doganën e Kosovës, dhe Rafuna, ish-Drejtor i Departamentit Ligjor në Doganën e Kosovës, ishin akuzuar për lejimin e importeve shtesë të duhanit në Kosovë që i tejkalonin kufijtë e lejuar të importit për vitin 2008.
Vendimi për ti lejuar importet shtesë të duhanit pretendohej se ishte bërë në bazë të ndikimit politik dhe në kundërshtim me çdo arsyetim të mirëfilltë ligjor.
Kjo gjë u ka mundësuar kompanive që ta importojnë duhanin me shkallë më të ultë të akcizës, duke i shkaktuar humbje financiare buxhetit të Kosovës në vlerë prej më shumë se 5.000,00 Euro.
Trupi gjykues i shfajësoi Huruglicën dhe Rafunën sepse nuk u arrit të vërtetohet nëse ndonjëri nga të akuzuarit e ka kryer veprën për të cilën akuzoheshin.
Prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.