16 Janar 2025

Hungaria përkrahë Kosovën në forcimin e institucioneve të sigurisë

Prishtinë, 20 mars - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët.

Me këtë rast, ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes të të dyja vendeve, në  ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, trafikimin me qenie njerëzore etj.

Ndërsa, ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, theksoi se Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, duke vënë në pah bashkëpunimin ndërshtetëror mes dyja vendeve në forcimin e institucioneve të sigurisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)