Hungaria mbeshtet MPB për ngritjen e kapaciteteve
Prishtinë, 19 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Prishtinë, Zoltan Imecs.
Ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Imecs për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet që priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.
Ambasadori i Hungarisë së Shqipërisë, Zoltan Imecs, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjellë, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë së Hungarisë për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së.