Hungaria bashkëpunim të mirë me FSK-në
Prishtinë, 24 qershor - Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku është takuar me ambasadorin e Republikës së Hungarisë, në Prishtinë, Lorant Balla, ku merrnin pjesë; shefja e Departamentit të Politikës dhe Sigurisë, Eszter Sandorf, këshilltari i lartë Erik Baktai dhe sekretari i parë i Ambasadës Hungareze, në Kosovë, Béla Hanák.
Ministri Agim Çeku e njoftoi delegacionin e Republikës së Hungarisë me të arriturat dhe zhvillimet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, drejt përmbushjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale si dhe për detyrat dhe për objektivat e Ministrisë së FSK-së, për zhvillimet në të ardhmen.
Ministri Çeku, ka falënderuar delegacionin e Republikës së Hungarisë, për interesimin dhe për mbështetjen që po japin për FSK-në.
Lóránt Balla, ambasador i Republikës së Hungarisë në Prishtinë dhe Eszter Sandorfi shefe e Departamentit të Politikës-Sigurisë, kanë thënë, se Republika e Hungarisë ka një bashkëpunim të mirë me FSK-në, dhe është e interesuar ta vazhdojë edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim me FSK-n.