18 Janar 2025

Humbi jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli

Prishtinë, 10 gusht - Ministria e Forcës së SIgurisë ka njoftuar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë, rreth orës 07:00 në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur Ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.

Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj.  Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)