Humbë jetën një këmbësor në komunikacionin rrugo
Pejë, 29 dhjetor - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:40 në rrugën Gjakovë - Deçan ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një (1) personi.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një automjet VW Golf 1J me ngjyr të kaltër me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti F.Sh. (1987) m/k/sh dhe këmbësorit (viktima) U.N. (1967), shtetas i Shqiperisë përkohësisht me venbanim në fshatin Baballoq- Deçan.
Sipas të dhënave dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit ka qenë duke qarkulluar në rrugen Gjakovë – Deçan, me të arritur në fshatin Baballoq për shkak të pa kujdesisë se tij ndaj këmbesorit, e godet të njëjtin me pjesën e përparme ballore, me ç’rast këmbësori ishte duke kalua rrugën nga ana e majtë në të djathtë dhe s’i pasojë e goditjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të ekipit mjekësor QMF - Deçan.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për autopsi.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.