Humb jetën një ushtarë i KFOR-it në aksident rrugor
Prishtinë, 5 dhjetor - Është konfirmuar vdekja e një ushtari të KFOR-it, si pasojë e një aksidenti rrugor ku vetëm një automjet ishte i përfshirë, përafërsisht në ora 13:00 sot pasdite, në veri të Kosovës.Në këtë aksident gjithashtu ishin lënduar edhe pesë (5) pjesëtarë të tjerë të KFOR-it, të cilët janë transferuar në spital.
Asnjë automjet tjetër ushtarak nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksident dhe deri më tani me sa duket asnjë automjet civil nuk ka qenë i përfshirë në aksident.
Në kohën kur aksidenti ka ndodhur ushtarët ishin duke u kthyer në shtabin e tyre, si pjesë e lëvizjes rutinore të trupave.
Shkaku i aksidentit momentalisht është duke u hulumtuar nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, shprehu ngushëllimet e tij familjes së ushtarit dhe kolegëve të tij (ushtarit).