Humb jeten një përson në aksident trafiku
Pejë, 25 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se mbremë rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic - Deçan.
Deri te vet aksidenti sipas policisë ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë - Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.
Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.
Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.
Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.