Humb jetën një person në aksident trafiku
Në këtë vetëaksident ishte i përfshirë një automjet VW me targa vendore.
Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkët e Strellcit në drejtim të fshatit Strellc-Deçan, ku me të arritur në kilometrin e pestë (5), duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me një shkëmb.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit të automjetit, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.