Humb jetën një person në aksident komunikacioni
Pejë, 17 tetor - Me datën 16 tetor 2018 në Pejë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një (1) personi.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë “VW” me targa regjistrimi të Republikës së Serbisë dhe një biçiklist, ku vetura godet biçiklistin me pjesën e parë ballore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Me këtë rast biçiklisti për shkak të lëndimeve të rënda trupore ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
I dyshuari H. K. (1953) shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.