Humb jetën një person në aksident komunikacioni
Pejë, 3 tetor - Me datën 2 tetor 2018 rreth orës 19:47 në rrugën Pejë-Istog, gjegjësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një (1) personit.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë “ VW” pa targa regjistrimi dhe një këmbësor.
Viktima e këtij aksidenti është këmbësori A.A (1972), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për shkak se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si shkak i lëndimeve ndërron jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog, me te arritur ne vendin e lartcekur, këmbësori papritmas fillon ta kaloj rrugën, në këtë rast i dyshuari për shkak të afërsisë e godet me pjesën e parë anësore dhe viktima pëson lëndime të rënda trupore, i njëjti pas një kohe të shkurtër ndërron jetë.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.