Humb jetën një fëmijë në aksident trafiku
Pejë, 16 gusht - Me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejë-Mitrovicë, i njëjti duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës e godet viktimën të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, i njëjti dërgohet në QKMF-Istog e me pas në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe si pasojë e lëndimeve femiu ndërron jetë, këtë e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.