Humb jetën në aksident Sokol Olldashi
Tiranë, 20 nëntor - Deputeti i Partisë Demokratikë, Sokol Olldashi ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Ministria e Brendshme ka konfirmuar se është trupi i Olldashit ai i cili është gjetur në makinë.
Mësohet se fytyra e depueteti të ndjerë është e shpërfytyruar, por identifikimi është bërë nga mjetet e identifikimit të gjetura në makinë.
Trupi i të ndjerit po transportohet drejt spitalit në Tiranë, për t\'i bërë ekzaminimet e duhura mjekoligjore.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, tek vendi i quajtur lapidari i Krrabës\". Automjeti me të cilin po udhëtonte Olldashi së bashku me një person tjetër, dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë vetë Olldashi, i cili ishte në timon ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar bashkëshortja e zotit Olldashi, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm ,Saimir Tahiri, deputeti Taulant Balla si dhe një sërë deputetësh të tjerë.
/shekulli/