Hulumtohet për gjetjen e trupave të viktimave në Rrezallë
Prishtinë, 15 korrik Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekspertë të mjekësisë ligjore nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, kanë filluar sot të bëjnë gërmimin e një lokacioni, në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, lokacion ky, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave të vrarë në vitin 1999.
E pranishme gjatë gërmimeve ishte edhe u.d. kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, znj. Sevdie Morina.
Puna do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.