Huliganët serb djegin pikën Doganore 1 në Jarinje
Prishtinë, 27 korrik - Pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në Pikën Doganore 1 në Jarinje, dhe është konfirmuar se persona të panjohur kanë vënë zjarr në këtë pikë kufitare.
Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi.
Forcat e KFOR-it të vendosura atje do të përforcohen gjatë mbrëmjes në mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm i situatës.
Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi to të rivendoset shumë shpejt.
Në pikën kufitare 31 në Bernjak KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes personale në atë lokacion.
Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, sot ka marrë pjesë në disa takime me liderë politikë nga të dyja palët për të negociuar një zgjidhje në bazë të deklaratës së djeshme tre-pikëshe:
Të gjitha njësitë ROSU do të kthehen në Jug Bllokadat rrugore të Serbeve do të hiqen Oficerë të thjeshtë të Policisë së Kosovës të dy etniciteteve do të vendosen në Pikën Doganore në Jarinje
Gjeneral Majori Buhler apelon tek të gjithë njerëzit paqësorë të Kosovës të abstenojnë nga dhuna dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën e tanishme.