Hoxhiq: Muri ilegal nuk është pjesë e projektit të BE-së
Prishtinë, 27 janar - Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në veri nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër.
Hoxhiq ka treguar se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë, e jo për murin që është ndërtuar aty, në një intervistë për Epokën e re.
Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se në të ardhmen do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë fleksibile dhe e pranueshme për të gjitha palët.
Hoxhiq ka thënë se komunitetet që jetojnë në pjesën e veriut nuk janë të interesuar për tensione, aq më pak për ndonjë konflikt të mundshëm.