06 Maj 2024

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e SHBA-ve për sigurinë në Kosovë

Prishtinë, 24 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim atasheun e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolonelin James F. Kott.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, në sektorin e sigurisë.

Ministri Hoxhaj vlerësoi lartë përkrahjen që SHBA-të po japin për Kosovën në këtë aspekt, duke e quajtur vendimtare për fuqizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të shtetit të Kosovës.

“SHBA-të mbeten partneri kryesor strategjik i Kosovës. Pas nënshkrimit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s, jemi të interesuar që të thellojmë bashkëpunimin edhe me shtete të tjera në SHBA”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Atasheu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Koloneli James F. Kott,  vlerësoi progresin e Kosovës në sektorin e sigurisë, duke shprehur mbështetjen e mëtejshme të SHBA-ve.
 
Hoxhaj dhe Koloneli Kott biseduan edhe për aspektet që kanë të bëjnë me procesin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe atasheu i mbrojtjes së SHBA-ve po ashtu biseduan për pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në mekanizmat e tjerë të sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Dy bashkëbiseduesit trajtuan edhe format e tjera të mundshme të bashkëpunimit, veçanërisht në mundësitë e trajnimit të atasheve të sigurisë të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

Ministri Hoxhaj dhe Koloneli Kott, janë pajtuar që të vazhdojnë koordinim në procesin drejt avancimit të çështjeve të sigurisë në Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)