12 Maj 2024

Hoxhaj: NATO të hapë dyert për anëtarësimin e Kosovës

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, dje ka marrë pjesë në punimet e samitit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të vendeve baltike dhe të Ballkanit, i cili është organizuar me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në NATO.

Gjatë samitit, ministri Hoxhaj mbajti një fjalim rasti, ku adresoi qëndrimet e politikës së jashtme të Kosovës lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë, si dhe shprehu aspiratat e Kosovës për anëtarësim të shpejtë në strukturat euroatlantike. 

Në praninë e ministrave nga vendet baltike dhe vendet e Ballkanit, ministri Enver Hoxhaj  foli për rëndësinë që ka pasur për Kosovën anëtarësimi 10 vjet më pari i vendeve baltike në NATO, duke shtuar se ky ka qenë një moment shumë domethënës për sigurinë dhe për konsolidimin e paqes demokratike në Evropë.

“Ishte po ashtu për vendin tim dhe shtetet e tjera në rajon një lajm i shpresës sepse që atëherë ne e kishim vendosur që ta lidhim të ardhmen tonë me komunitetin euroatlantik”, tha Hoxhaj, duke përmendur edhe përfitimet e rëndësishme që ka për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik një hap i tillë.

Lidhur me shqetësimet aktuale të sigurisë në Evropë, ministri Hoxhaj theksoi se pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Evropa nuk është më aq e sigurt siç është menduar, duke e quajtur këtë hap të Rusisë si një ndër  aktet më të rrezikshme pas Luftës së Ftohtë. Aneksimi rus i territorit të Ukrainës, sipas tij, përbën kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Evropë dhe sfidë për përpjekjet demokratizuese të BE-së dhe NATO-s.

Më pas, ministri Hoxhaj ka kërkuar nga NATO që të fuqizojë rolin dhe angazhimin në Ballkanin perëndimor dhe që NATO t’i sjellë më afër saj shtetet këtij rajoni, duke e cilësuar interes të përbashkët që i tërë rajoni të integrohet në strukturat e NATO-s. 

“Është koha që NATO të sjellë Kosovën më afër saj, është koha që të ftojë Kosovën që t’i bashkohet programit të partneritetit për paqe”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se historia, identiteti dhe orientimi strategjik i Kosovës është që të bëhet pjesë e komunitetit euroatlantik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)