Hoxhaj: Ekstremizmi është eksportuar në Ballkan nga rajonet e tjera
Prishtinë, 27 shtator - Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtatasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).
Autoritetet thonë se afro 70 shqiptarë të Kosovës besojnë se janë aktivë në Siri dhe Irak.
Enver Hoxhaj i tha mbrëmë agjencisë Associated Press, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se radikalizimi i njerëzve të rinjë në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët nga Lindja e Mesme.
Mëtuje, ai ka theksuar se ne nuk mund ti fajësojmë qeveritë e jashtme për përhapje të radikalizmit në ballkan, pasi ne nuk kemi dëshmi për këtë.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.
Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për tiu bashkuar Daeshit, tha Hoxhaj, duke iu referuar IS-it me shprehjen arabe.