Hoxha vizitoi Qendrën e Azilit dhe Qendrën e Mbajtjes
Prishtinë, 19 shkurt - Zëvendësministri iPunëve tëBrendshme, Valdet Hoxha së bashku me drejtorin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, vizituan sot Qendrën për Azilkërkues nëMagure dhe Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll.
Në të dyja takimet zëvendësministri Hoxha u njoftua nga udhëheqësit e qendrave për punën, kapacitet dhe kushtet që kanë këto qendra për pranimin e azil kërkuesve, respektivisht mbajtjen e personave qëndrim jo të rregullt në Kosovë.
Në këto vizita u vlerësua se këto qendra janë të ndërtuara duke u bazuar sipas të gjitha standardeve evropiane dhe përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe humane për personat qëqëndrojnë në këto qendra.
Zëvendësministri Hoxha premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që këto qendra të jenë edhe mëfunksionale dhe të përmirësohen edhe më shumë të gjitha nevojat teknike, qëtë jenë nëshërbim të njerëzve që qëndrojë të këto qendra.
Këto qendra janë të ndërtuara sipas të gjitha standardeve evropiane për pranimin e azilkërkuesve dhe për mbajtjen e personave, që kanë qenë ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave dhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian janëvlerësuarme nota tejet pozitive. Qendra për Azilkërkues ka kapacitet për rreth 100 azilkërkues, ndërsa Qendra e Mbajtjes për 70 persona.