Hoxha takohet me Ambasadorin maqedon Strasevski
Prishtinë, 29 tetor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strasevski, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e drejtësisë.
U.d. i Kryeprokurorit Hoxha pasi ka versuar bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë, ka shprehur interesimin e thellimit të këtij bashkëpunimit në mes të dy prokurorive, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit në përgjithësi.
Ai tha se thellimi i bashkëpunimit është në interes të dy vendeve kufitare, ndërsa sipas u.d. i Kryeprokurorit, koordinimi më i mirë në luftën kundër krimit jo vetëm që është në interes të dy vendeve, por është në interes të tërë rajonit.
Edhe Ambasadori Strasevski shprehi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në luftë kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ndërsa premtoi angazhimin e tij në thellimin e këtij bashkëpunimi.
Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit folën dhe shprehen gatishmërinë që në një të ardhme të afërt të shikohet mundësia e nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi në mes të prokurorive të dy vendeve, memorandum që sipas tyre do të jetë si bazë për thellimin e bashkëpunimit.