Hoxha që po sfidon shtetin e Kosovës

Prishtinë, 20 gusht - Rreziku për të cilin flet një raport i Policisë së Kosovës për radikalizimin e Islamit në Kosovë nuk është vështirë të verifikohet në ligjëratat që mbajnë në xhami apo predikimet që i bëjnë në kanalet e tyre në youtube disa imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Njëri prej tyre mendon që shtetin që e udhëheq një femër i ndodh kiameti, thuhet në hulumtimin e Qendrës Kosovare për Gazetari.
Kastriot Duka apoHoxhë Xhemajl Duka me origjinë nga Elbasani, po e sfidon tërë shtetin e Kosovës duke mos ia respektuar vendimin që ia kishte shqiptuar para dy vjetësh.
I larguar me urdhër gjykate në mars të vitit 2010, pa të drejtë kthimi në Kosovë për tre vjet, Xhemajl Duka megjithatë ka hyrë në territorin kosovar.
Një nga imamët më të njohur për qëndrime të tilla është edhe hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili në një prej intervistave dhënë në Klan Kosova ka sugjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën La Ilahe Il Allah (Ska Zot tjetër përpos Allahut).