Hoxha: Nuk hezitojmë të hetojmë edhe pozitat e larta në qeveri
Prishtinë, 5 dhjetor - Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ka thënë se Prokurori i Shtetit është duke u angazhuar për arritjen e rezultateve konkrete për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Hoxha ka deklaruar se Prokurori i Shtetit do të veprojë fuqishëm ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Kur kemi dëshmi, fakte, ne nuk hezitojmë të hetojmë dhe ndjekim persona që bien ndesh me ligjin, pavarësisht pozitave të tyre në institucione publike”, ka theksuar Hoxha.
/epoka e re/