Hoxha, në Ditët e prokurorëve shtetëror të Malit të Zi
Prishtinë, 2 nëntor Me ftesë të Prokurorisë Shtetërore të Malit të Zi, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka marrë pjesë në Ditët e prokurorëve shtetëror të Malit të Zi, ku në Budva është mbajtur konferenca me temë: Reforma e legjislacionitpenal dhe sistemit gjyqësor në Mal të Zi, e cila është organizuar nga Prokuroria Shtetërore dhe Asociacioni i Prokurorëve të Malit të Zi.
Në këtë konferencë në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të prokurorive të rajonit, u.d. i Kryeprokurorit Hoxha mbajti një fjalë rasti, ku pasi falënderoi Prokurorinë Shtetërore të Malit të Zi për ftesë, tha se kjo konferencë është një mundësi unike që të shkëmbehen përvojat e prokurorive pjesëmarrëse, si rezultat i reformave gjyqësore që kanë kaluar vendet pjesëmarrëse.
Ai tha se edhe në Kosovë sistemi gjyqësor ka pësuar reformim dhe shtoi se kjo reformë është bërë me mbështetjen e institucione të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që veprojnë në Kosovë.
Kalimit në strukturën e re organizative i kanë paraprirë plotësim-ndryshimi i pakos se ligjeve që ndërlidhen me reformën e
sistemit të drejtësisë, ku janë përfshirë plotësim-ndryshimi i Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Ligjit për Gjykatat etj, tha Hoxha.
U.d. i Kryeprokurorit Hoxha shprehi gatishmërinë që në këtë konferencë të paraqes përvojën dhe ekspertizën e reformës se istemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Shprehi gatishmërinë dhe vullnetin që të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë me të gjitha prokuroritë e shteteve jesëmarrëse, gjithmonë duke u nisur në frymën e ngritjes se bashkëpunimit, mirëbesimit dhe komunikimit reciprok, shtoi Hoxha.
Në fund të fjalës se tij, u.d. i Kryeprokurorit tha se bashkëpunimi dhe koordinimi më i madh i prokurorive të rajonit duhet të zgjerohet edhe në fushat tjera të interesit të përbashkët, siç është luftimi i krimit të organizuar, krimit transnacional, terrorizmit dhe veprave tjera penale.
Gjatë kësaj konference, u.d. i Kryeprokurorit Hoxha ka zhvilluar disa takime me homolog të tij të vendeve pjesëmarrëse, me të cilët ka biseduar për mundësin e thëllimit të bashkëpunimit me Prokurorin e
Shtetit të Republikës së Kosovës.