18 Janar 2025

Hoxha mori pjesë në konferencën ministrore të “Forumit të Salzburgut”

Dubrovnik, 15 qershor - Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha mori pjesë në konferencën ministrore të “Forumit të Salzburgut”, në Dubrovnik të Republikës së Kroacisë, e cila po mbahet nën Presidencën kroate.

Në këtë konferencë zëvendësministri Hoxha ishte i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimit në Policinë e Kosovës z. Fehmi Hoti, ku morën pjesë edhe Agjenci dhe Institucione të BE-së, Organizata Ndërkombëtare, Grupi i Shteteve mike të Forumit, si dhe mysafir special të konferencës.

Në këtë konferencë përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse diskutuan tema me rëndësi të veçante, siç janë: migrimi, sfidat e menaxhimit kufitar në periudhën pasuese dhe lufta kundër terrorizmit në nivel regjional dhe të BE-së.

Zëvendësministri Hoxha gjatë fjalës së tij në këtë konferencë paraqiti rezultatet konkrete të mekanizmave të Republikës së Kosovës në kontekst të trajtimit temave të: migrimit, menaxhimit të integruar të kufirit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes të mekanizmave të sigurisë të  gjithë shteteve, me theks të veçante në ndarjen dhe shpërndarjen e informacioneve.

“Vendi ynë i ka ndërtuar mekanizmat e nevojshme të sigurisë dhe se në partneritet të plotë me partnerët tanë Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdojmë t’i ngrisim kapacitetet e këtyre mekanizmave, me qëllim të luftimit të gjitha llojeve të krimit, si brenda vendit ashtu edhe atyre ndërkufitar”, tha zëvendësministri Hoxha.

Në fund të konferencës, përveç dakordimit të gjithëve pjesëmarrësve për një bashkëpunim të ngushtë dhe të përbashkët lidhur me temat e ngritura, pjesëmarrësit u pajtuan edhe për një deklaratë të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)