15 Janar 2025

Hoxha lobon pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol

Prishtinë, 8 shtator - Zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke vënë fokusin në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Zëvendësministri Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Republika e Kosovës, konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë dhe në këtë kontekst, shpalosi të arriturat e Kosovës, në luftimin e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet fqinje dhe më gjerë.

Gjatë fjalës se tij zëvendësministri Hoxha, para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke demonstruar kështu vullnetin e vendeve për një bashkëpunim të sinqertë në frontin e përbashkët kundër dukurive antiligjore.

Në këtë takim morën pjesë ministrat e brendshëm të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare, Europol, Frontex, DCAF etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)