Homen: Nuk do ti ekstradojmë vëllezërit Veselinoviq
Beograd, 4 janar - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Sllobodan Homen tha se meqë nuk e njohim shtetin e Kosovës, nuk do ti ekstradojmë vëllezërit Veselinoviq.
Pa marr parasysh kërkesën për ekstradim, apo për bashkëpunim nga ana e Kosovës apo Ministrisë së tyre të Drejtësisë, ne nuk do ta shqyrtojmë një kërkesë të tillë pasi për ne ai shtet nuk ekziston, ka thënë zyrtari serb.
I vetmi bashkëpunim mund të ndodhë përmes EULEX-it dhe nëse Serbisë i vije ndonjë kërkesë nga EULEX-i, drejtësia serbe do të shqyrtojë këtë dhe do të jep përgjigje në kohën e paraparë, tha Homen për mediat serbe.