16 Janar 2025

Holanda shpreh mbështetje për Prokurorinë e Shtetit

Prishtinë, 22 tetor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim njoftues, ambasadoren e re të  Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi ka njoftuar ambasadoren holandeze se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Po ashtu Kryeprokurori Lumezi ka sqaruar para ambasadores Willems, veprimet që po i merr Prokurori i Shtetit, për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër kësaj dukurie negative dhe njëherësh ka vënë në pah edhe progresin e shënuar gjatë gjashtë muajve të fundit.

Mes tjerash, Kryeprokurori ka folur edhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër korrupsionit, si dhe për bartjen e kompetencave nga EULEX-i tek vendorët.

Ata kanë diskutuar edhe për ndërmarrjen e veprimeve në funksion të ngritjes së kapaciteteve për krijimin e grupeve punuese ndërinstitucionale, të cilët do t’i ndajnë informacionet, për t’i bashkërenditur veprimet kundër kriminalitetit.

Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se rëndësi të veçantë është duke i kushtuar ngritjes së nivelit të transparencës dhe komunikimit më të mirë me qytetarët.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadoren Willems, se ka marrë vendim për  emërim të komisionit mbikëqyrës për rastet penale të korrupsionit, i cili komision ka për detyrë që të vlerësojë veprimet e ndërmarra nga prokurorët e prokurorive themelore dhe Prokurorisë Speciale, në trajtimin e këtyre rasteve, duke shtuar se si kryeprokuror i Shtetit pret që këto raste të trajtohen me prioritet edhe nga gjykatat.

Ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, i ka ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit holandez, për sistemin prokurorial të Kosovës. Ndërkaq, Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadoren holandeze për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë Holanda për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)