16 Janar 2025

Holanda, gjithmonë e gatshme të ndihmojë në funksionalizmin e Speciales

Prishtinë, 30 tetor - Kanë mbetur edhe disa veprime për të cilat duhet t’i votojnë Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Holandës, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale, ka thënë ministrja e Jashtme e Holandës, Renee Jones.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Jones ka potencuar se Holanda ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë në funksionalizmin e Speciales, por, siç ka thënë ajo, aktualisht negociatat janë duke u zhvilluar mes Bashkimit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës.

Diplomatja holandeze e cila ka vizituar Kosovën në kuadër të përgatitjeve për marrjen e presidencës në BE gjashtë muajt e ardhshëm, ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është një kornizë e mirë për ta zhvilluar më tej shtetin.

E pyetur se kur Kosovës do t’i hiqen vizat, Jones ka deklaruar se fokusi kryesor duhet të jetë në përmbushjen e kritereve të cilat kryesisht ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)