Holanda dhuron pajisje nënujore për zhytësit e FSK-së
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pranoi donacionin nga ambasadori i Holandës në Kosovë, zotiri Robert Bosh(Robert Bocsh). Donacioni përbëhet prej disa pajisjeve të komunikimit nënujorë të zhytësve, mjete këto shumë të nevojshme për zhytësit e FSK-së për operacionet e veçanta nënujore.
Me rastin e pranimit të donacionit, Komandant Kastrati falënderoi qeverinë dhe popullin e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë FSK-së në lëmin e zhytjes dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj njësie.
Sidomos është e rëndësishme tha gjeneral Kastrati mbështetja e Qeverisë holandeze për faktin së FSK-ja, konkretisht Kompania e Kërkim Shpëtimit në ujëra, është në vijën e parë të reagimit në bazë Planit të Veprimit Kombëtarë, për këtë arsye mbështetja me pajisje të komunikimit e plotëson një nevojë të domosdoshme për funksionim operacional të suksesshëm.
Nga ana e tij ambasadori i Holandës,zotëri Bosh deklaroj se: Ne kemi arritur të përgatisim mjeshtër të zhytjes, kemi përgatitë trajnerë të cilët do të trajnojmë më tutje pjesëtarët e kërkim shpëtimit në ujëra dhe se donacioni që po dhurojmë sot me pajisje të komunikimit ofron siguri për zhytësin dhe i jep siguri gjithë operacionit në ujë.
Ky trajnim përfundoi por nuk do të përfundon mbështetja e shtetit të Holandës për FSK-në, tha në fund ambasadori Bosh.
Pjesëtarët e kërkim shpëtimit të FSK-së me këtë rast i demonstruan pajisjet e dhuruara dhe u shprehen të kënaqur me cilësinë e tyre.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i Komandës së Forcës Tokësore (KFT), kolonel Iljaz Dërguti komandant i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), kolonel Shaip Haziri, Komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) dhe kapiten Haki Hertica komandant i Task Forcës së Kërkim Shpëtimit.