03 Maj 2024

Hogg premtoi angazhimin e SHBA-s për ta ndihmuar FSK-në

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me bashkëpunëtorë, pritën sot në takime të ndara, përfaqësuesin Ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Komitetin Ushtarak të NATO-s (USMILREP), gjenerallejtënant David R. Hogg i cili shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-s, në Kosovë, koloneli James Kott.

Ministri Çeku e gjeneral Kastrati e njoftuan gjeneralin Hogg me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me theks të veçantë për punën që është bërë në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë. 

Ministri Çeku gjithashtu paraqiti aspiratën e institucionit për fillimin e punës në drejtim të arritjes së vizionit për integrime euro-atlantike, aspirat kjo e populit të Kosovës, sepse historia me e re e Kosovës është e lidhur ngushtë me NATO-n.

Ministri Çeku dhe gjeneral Kastrati e falënderuan gjeneralin Hogg për ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për zhvillimin e FSK-së dhe profesionalizimin e saj. Gjithashtu, të parët e FSK-së, kërkuan nga gjenerali Hogg, të përkrahë angazhimin e FSK-së dhe të Kosovës për anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Ndërsa, gjenerallejtënant David Hogg premtoi angazhimin e tij dhe të SHBA-s për ta ndihmuar edhe më tej Kosovën dhe FSK-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)