Hiqen si policë, por përfundojnë në pranga
Prishtinë, 6 korrik - Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë në rrugën \"Nënë Tereza\" pasi dyshohet se janë prezentuar rrejshëm si policë.
\"Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë shqetësuar dhe frikësuar qytetarët duke u prezantuar si pjesëtarë të Policisë\", thuhet në raportin e policisë.
Policia njofton se te të njëjtit gjatë bastisjes në veturë dhe shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të vogël, dy thika, dy helmeta me mbishkrimin POLICE, një maicë me mbishkrimin POLICE me një emblemë të Policisë së Kosovës, një armë e gjatë plastike, dy pistoleta plastike, një shënjestër me llaser dhe një pa llaser, një bombë plastike.
\"Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje\", thuhet në raport.