25 Dhjetor 2024

Hiqen një pjesë e barrikadave të vëna në Lesposaviç

Prishtinë, 10 gusht - Mediat serbe bëjnë me dije se orët e vona të mbrëmjes së kaluar janë hequr një pjesë e barrikadave të vëna në Lesposaviç në rrugën që çon drejt kufirit në Jarinje.

Serbët lokal të Leposaviqit kanë theksuar se po respektojnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë të trupave ndërkombëtare.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit Branko Niniç ka thënë se ”serbët do të organizohen në rolin e kujdestarëve dhe në këtë mënyrë në të ardhmen do të kontrollojnë situatën në vendkalimin në Jarinje”.

Ai ka shtuar se në këtë mënyrë kjo komunë do të respektojë vendimin që e kanë arritur qeveria e Serbisë dhe KFOR-i.

Ndërkohë, serbët e Zveçanit kanë vazhduar me barrikada, duke theksuar se vendimi i tyre do të pritet nga ana e kreut të komunës, për të hequr ose jo barrikadat.

Situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është nën kontroll, por ende ka tensione për sa kohë barrikadat e serbëve nuk janë hequr.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se situata është e qetë.

Ai shtoi se nuk është raportuar për ndonjë incident edhe pse rrugët që të çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare, vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Hoti, ka deklaruar po ashtu se KFOR-i, vazhdon të qëndrojë në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe Bërnjak dhe ka shtuar se nuk ka doganierë kosovarë në asnjërin prej vendkalimeve kufitare me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)